ISO/IEC 27001:2013 – Sistemet e menaxhimit të sigurisë së informacionit
ISO/IEC 27001:2013 është një standard ndërkombëtar për ato organizata që duan të arrijnë vazhdimisht qëllimet e veta të sigurisë së informacionit.
Ky standard specifikon kërkesat për krijimin, zbatimin, mirëmbajtjen dhe përmirësimin e vazhdueshëm të sistemeve të menaxhimit të sigurisë së informacionit në kontekstin e organizatës. Vlerësimi i rreziqeve të sigurisë së informacionit dhe veprimi ndaj këtyre rreziqeve (i ashtuquajturi “trajtimi i rreziqeve”) përmes kontrolleve të sigurisë së informacionit në pajtim me kërkesat e standardit përfaqësojnë një bazë të sigurt për të siguruar konfidencialitetin, disponueshmërinë dhe integritetin e informacionit përkatës dhe arritjen e objektivave të dëshiruara të sigurisë.
ISO/IEC 27001:2013 siguron një kornizë për zbatimin e politikave, procedurave dhe masave (duke përfshirë kontrollet fizike, ligjore dhe teknike të sigurisë që përmenden në Shtojcën A të standardit dhe/ose në regjistra të tjerë ose janë hartuar nga vetë organizata) në proceset e menaxhimit të rrezikut të informacionit të organizatës.
Marrja e një certifikate të konformitetit me kërkesat e zbatueshme të standardit ISO 27001:2013 ofron një numër përparësish, ndër të cilat do të përmendim:
Rritja e besimit të klientëve, komunitetit, punonjësve dhe partnerëve ndërkombëtarë të cilët kërkojnë një qasje efektive ndaj çështjeve të sigurisë së informacionit.
Mundësia e qasjes në tenderë dhe konkurse, në të cilat kërkohet një sistem i certifikuar i menaxhimit të sigurisë së informacionit.
Komunikimi i qartë i organizatës me publikun lidhur me faktin se ajo është e përkushtuar për sigurinë e informacionit dhe bën përpjekje për të parandaluar çdo incident sigurie dhe për të ndërmarrë, në qoftë se ndodhin, të gjitha veprimet e nevojshme për të minimizuar efektet e tyre anësore.
Certifikata ndërkombëtarisht e njohur përmirëson markën, reputacionin dhe imazhin e organizatës.
Angazhimi i qartë për menaxhimin e sigurisë së informacionit ofron një avantazh ndaj konkurruesve që nuk kujdesen për këto çështje, duke marrë parasysh se kjo është një gjë që përdoruesit e shërbimeve dhe produkteve të organizatës, si edhe partnerët e saj, mund ta identifikojnë lehtësisht.
Optimizimi, arritja dhe demonstrimi i performancës në fushën e sigurisë së informacionit dhe ulja e kostos përmes përdorimit më efikas të burimeve.
Vendosja e zgjidhjeve për të parandaluar incidente të mundshme të sigurisë, të cilat mund të çojnë në sanksionimin e organizatës – sidomos në lidhje me shkeljen e konfidencialitetit, integritetit dhe/ose disponueshmërisë së informacionit – dhe reagimi i efektshëm dhe në kohë të duhur në rast se ato ndodhin.
Ndërtimi i besimit lidhur me zbatimin dhe respektimin e ligjeve dhe rregulloreve në fuqi në fushën e sigurisë së informacionit.
Fuqia e shtuar e eksportit në tregjet që kërkojnë një certifikatë ndërkombëtarisht të njohur dhe hedhja e bazave për qëndrueshmërinë afatgjatë të partneriteteve të organizatës.
Kjo ueb faqe përdor cookies për të përmirësuar përvojën e përdoruesit dhe të analizuar trafikun. Nëse vazhdoni të përdorni ueb faqen dhe jeni dakord me përdorimin e cookies, ju lutemi të klikoni në opsionin Pajtohem.PajtohemPolitika e privatësisë