fbpx

ISO 14001:2015 – Sistemet e menaxhimit të mjedisit

ISO 14001:2015 është një standard ndërkombëtar për ato organizata që dëshirojnë të përmirësojnë punën e vet lidhur me mbrojtjen e mjedisit dhe zbatimin e sistemeve të menaxhimit të mjedisit me qëllim për të demonstruar përgjegjësinë e vet mjedisore sipas fondit të qëndrueshmërisë.

Aktivitetet e çdo lloj organizate konsumojnë burime natyrore ose burime të ripërtëritshme të energjisë dhe prodhojnë mbeturina, të cilat ndikojnë në mjedis. Ky ndikim duhet të identifikohet, minimizohet dhe kontrollohet gjatë tërë ciklit jetësor të proceseve, shërbimeve dhe/ose aktiviteteve të organizatës. Implementimi dhe certifikimi i sistemit të menaxhimit të mjedisit (EMS) në pajtim me kërkesat e ISO 14001:2015 ofrojnë një qasje sistematike në trajtimin e aspekteve të organizatës lidhur me mjedisin. EMS-ja mundëson që organizata të monitorojë ndikimin e aktiviteteve, produkteve dhe shërbimeve të veta në mjedis.

Sipas ISO-së, ISO 14001:2015 është i zbatueshëm për çdo organizatë, pavarësisht nga madhësia, lloji ose natyra e saj. Ky standard u referohet aspekteve mjedisore të të gjitha aktiviteteve, produkteve dhe shërbimeve që një organizatë dëshiron të kontrollojë brenda EMS-së së vet.

Marrja e një certifikate të konformitetit me kërkesat e zbatueshme të standardit ISO 14001:2015 ofron një numër përparësish, ndër të cilat do të përmendim:

ISO 14001
  • Rritja e besimit të klientëve, komunitetit, punonjësve dhe autoriteteve ndërkombëtare nga fusha e mbrojtjes së mjedisit.
  • Mundësia e qasjes në tenderë dhe konkurse, në të cilat kërkohet një sistem i certifikuar i menaxhimit të mjedisit.
  • Komunikimi i qartë i organizatës me publikun lidhur me faktin se ajo është e përkushtuar për mbrojtjen e mjedisit dhe ndërmerr të gjitha përpjekjet e nevojshme për të minimizuar ndotjen që mund të rezultojë nga aktivitetet dhe efektet e saj.
  • Certifikata ndërkombëtarisht e njohur përmirëson markën, reputacionin dhe imazhin e organizatës.
  • Angazhimi i qartë për mbrojtjen e mjedisit ofron një avantazh ndaj konkurruesve që nuk kujdesen për këto çështje, duke marrë parasysh se kjo është një gjë që përdoruesit e shërbimeve dhe produkteve të organizatës, si edhe partnerët e saj, mund ta identifikojnë lehtësisht.
  • Optimizimi, arritja dhe demonstrimi i performancës mjedisore, ulja e kostos përmes përdorimit më të efektshëm të burimeve dhe zvogëlimit të rrezikut të aksidenteve ekologjike (duke ulur njëkohësisht kostot e sigurimit).
  • Krijimi i zgjidhjeve për të parandaluar incidentet e mundshme që mund të çojnë në sanksionimin e organizatës dhe reagimi i efektshëm dhe në kohë të duhur në rast se ato ndodhin.
  • Ndërtimi i besimit lidhur me zbatimin dhe respektimin e ligjeve dhe rregulloreve në fuqi në fushën e mbrojtjes së mjedisit.
  • Fuqia e shtuar e eksportit në tregjet që kërkojnë një certifikatë ndërkombëtarisht të njohur.

Ne jemi në dispozicionin tuaj


Certifikim i besueshëm Intercert markice