fbpx

ISO 50001:2018 – Sistemet e menaxhimit të energjisë

ISO 50001:2018 është një standard ndërkombëtar për ato organizata që duan të përmirësojnë performancën e tyre energjetike dhe të zbatojnë një sistem për menaxhimin e energjisë, në mënyrë që të arrijnë vazhdimisht përmirësime në fushën e performancës energjetike dhe të demonstrojnë politikën e vet të energjisë para publikut.

ISO 50001:2018 përcakton kornizën për një qasje sistematike ne menaxhimin e energjisë dhe specifikon kërkesat që do të zbatohen për përdorimin dhe konsumin e energjisë.

Ky standard specifikon, ndër të tjera, kornizën e aktiviteteve që do të zbatohen dhe integrohen në proceset operacionale të organizatës, dokumentacionin që duhet hartuar dhe përdorur në punë, metodat dhe karakteristikat e raporteve të kërkuara, çështjet e projektimit (dizajnit) dhe kornizën për prokurimin e pajisjeve ose proceseve të jashtme, si edhe çështjet e ndërgjegjësimit dhe kompetencës së stafit që kontribuojnë në performancën energjetike.

Marrja e një certifikate të konformitetit me kërkesat e zbatueshme të standardit ISO 50001:2018 ofron një numër përparësish, ndër të cilat do të përmendim:

ISO 50001
  • Rritja e besimit të klientëve, komunitetit, punonjësve dhe autoriteteve ndërkombëtare nga fusha e menaxhmentit të mjedisit.
  • Mundësia e pjesëmarrjes në tenderë dhe konkurse, në të cilat kërkohet një sistem i certifikuar i menaxhimit të energjisë.
  • Certifikata tregon përkushtimin e organizatës për menaxhimin e energjisë, përpjekjet e saj për të siguruar qëndrueshmërinë e performancës energjetike të dëshiruar, zbatimin e teknologjive energjetike efikase dhe dëshirën për të kontribuar në të mirën e përgjithshme, duke optimizuar përdorimin e energjisë.
  • Demonstrimi i zvogëlimit në ndikimet e padëshirueshme për mjedisin natyror (duke përfshirë çështjet gjithmonë aktuale të emetimeve të karbonit) dhe integrimi i sistemeve të menaxhimit të energjisë në proceset e biznesit të organizatës.
  • Komunikimi i qartë i organizatës me publikun lidhur me faktin se ajo është e përkushtuar për efektshmërinë dhe efikasitetin energjetik.
  • Certifikata ndërkombëtarisht e njohur përmirëson markën, reputacionin dhe imazhin e organizatës.
  • Angazhimi i qartë për një qasje sistemor në menaxhimin e energjisë ofron një avantazh ndaj konkurruesve që nuk kujdesen për këto çështje, duke marrë parasysh se kjo është një gjë që përdoruesit e shërbimeve dhe produkteve të organizatës, si edhe partnerët e saj, mund ta identifikojnë lehtësisht.
  • Optimizimi, arritja dhe demonstrimi i performancës në fushën e menaxhimit të energjisë, ulja e kostove përmes përdorimit më efikas të burimeve dhe zvogëlimi i rrezikut të rezultateve të padëshirueshme (duke ulur njëkohësisht kostot e sigurimit).
  • Krijimi i zgjidhjeve për të parandaluar incidentet e mundshme që mund të çojnë në sanksionimin e organizatës dhe reagimi i efektshëm dhe në kohë të duhur në rast se ato ndodhin.
  • Ndërtimi i besimit lidhur me zbatimin dhe respektimin e ligjeve dhe rregulloreve në fuqi.
  • Fuqia e shtuar e eksportit në tregjet që kërkojnë një certifikatë ndërkombëtarisht të njohur.

Ne jemi në dispozicionin tuaj

Certifikim i besueshëm Intercert markice