fbpx

Mirëserdhët në INTERCERT

INTERCERT INC. (INTERCERT INC. 2001 TIMBERLOCH PLACE – SUITE 500, THE WOODLANDS, TEXAS 77380, U.S.A) është një kompani ndërkombëtare që vepron në tërë botën, duke ofruar shërbime të verifikimit (të brendshme dhe të jashtme), certifikimit, trajnimit dhe edukimit për një numër të madh sistemesh dhe standardesh të menaxhimit.

INTERCERT është i akredituar për certifikimin e sistemeve te menaxhimit nga organet e njohura të akreditimit:SCC(Standards Council of Canada/Conseil canadien des normes) dhe KAB (Korea Accreditation Board),të dy antarë më se 20 vjet të IAF(Forumi ndërkombëtar i akreditimit;The International Accreditation Forum).

Partneri zyrtar dhe ekskluziv i INTERCERT për zonën e Evropës Juglindore është INTERCERT Certification DOO, i cili u siguron përdoruesve të tanishëm dhe të ardhshëm në këtë pjesë të Evropës qasje në shërbimet INTERCERT.

Klientët e INTERCERT-it,si organ për certifikimin e sistemit te menaxhimit i cili është i akredituar nga ana e SCC-së dhe KAB-it,kanë përfitime të mëdha nga (MLA) marrëveshja shumëpalëshe për njohjen e ndërsjellët,e cila siguron njohje ne bazë të ekuivalencës të programit të akreditimit,duke iu mundësuar që në rajonin e definuar me MLA t’u lëshojë klientëve certifikata të njohura nga IAF,me të cilën klientët zbresin shpenëzimet potenciale të certifikimit të shumëfishtë dhe përfitojnë vlerë të shtuar për biznesin e tyre dhe palët e interesuara.

Intercert

Ne kërkojmë vazhdimisht mënyra të reja që të jemi gjithmonë ne dispozicionin tuaj

Misioni kryesor i INTERCERT-it është të ofrojë shërbime transparente dhe të paanshme certifikimi, si edhe trajnimin dhe edukimin e stafit profesional, duke u dhënë klientëve të vet një vlerë të shtuar që i ndihmon të arrijnë qëllimet e tyre të biznesit. Misioni i INTERCERT CERTIFICATION është të mundësojë realizimin e misionit të INTERCERT-it ndaj klientëve të tanishëm dhe të ardhshëm në zonën e Evropës Juglindore, në pajtim me marrëdhëniet korrekte të biznesit të përcaktuara me marrëveshjet përkatëse të biznesit.

Ekipi ynë merret çdo ditë me sfida të reja të biznesit dhe ne u përshtatemi vazhdimisht kërkesave të biznesit, në mënyrë që të përmbushim dhe tejkalojmë pritshmëritë e klientëve tanë.

Ne jemi në dispozicionin tuaj

Aktiviteti ndërkombëtar i kompanisë INTERCERT INC. (INTERCERT INC. 2001 TIMBERLOCH PLACE – SUITE 500, THE WOODLANDS, TEXAS 77380, U.S.A) bazohet në përdorimin e përvojës së pasur të punonjësve të saj në një gamë të gjerë aktivitetesh biznesi me një numër të madh industrish, sektorin publik dhe sektorin e biznesit. Ajo u ofron klientëve të saj inspektime profesionale dhe shërbime certifikimi, duke ruajtur pajtueshmërinë me kërkesat e standardit ISO 17021 në çdo kohë.

Certifikim i besueshëm Intercert markice