Data e azhurnimit: 16 tetor 2019
Me këtë politikë të privatësisë, do t’ju informojmë për të dhënat personale që i mbledhim nga ju, kur e përdorni ueb faqen tonë. Kur këto të dhëna mblidhen, ne veprojmë si kontrollues në pajtim me kërkesat e GDPR-së dhe ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale të Republikës së Serbisë. Ne jemi në detyrë t’ju japim informacione rreth nesh dhe për arsyen dhe mënyrën se pse dhe si i përdorim të dhënat tuaja personale, si edhe për të drejtat tuaja lidhur me të dhënat tuaja personale.
Ne jemi Intercert Certification DOO. Ne jemi të regjistruar në adresën: Zmaj Jovina 26, 21101 Novi Sad, Serbi.
Ju mund të na kontaktoni me postë në adresën e lartpërmendur, duke dërguar një email në adresën: certification@intercert.rs ose duke telefonuar në numrin e telefonit: +381 63 8817003.
Nuk jemi në detyrë të caktojmë një person të autorizuar për mbrojtjen e të dhënave (DPO), kështu që ne jemi në dispozicionin tuaj përmes informacionit të mësipërm të kontaktit për të gjitha pyetjet tuaja lidhur me përdorimin e të dhënave tuaja personale.
Kur ju përdorni ueb faqen tonë për të shikuar shërbimet tona dhe, në përgjithësi, tërë përmbajtjen e ueb faqes sonë që e kemi bërë të disponueshme për ju, ne përdorim disa cookies, të cilat janë në dispozicion si për ne dhe për palët e treta, të cilat na mundësojnë përdorimin e ueb faqes dhe mbledhjen e informacionit të dobishëm nga të gjithë vizitorët, në mënyrë që t’u sigurojmë një përvojë më të mirë përdorimi.
Disa nga cookies, që ne i përdorim janë të domosdoshme që faqja jonë të funksionojë dhe ne i përdorim ato pa kërkuar pëlqimin tuaj. Këta cookies tregohen dhe shpjegohen në tabelën 1.
Emri i cookie | Qëllimi i përdorimit | Provajderi | Lloji | Ruajtja |
| PHPSESSID | I domosdoshëm | intercert.al | HTTP | I përhershëm |
| local_storage_support_test | I domosdoshëm | twitter.com | HTML | Seanca |
Përveç tyre, ne përdorim cookies, që janë të përdorshëm për ne, por jo të domosdoshëm për funksionimin bazë të ueb faqes dhe ne do të kërkojmë gjithmonë pëlqimin tuaj për t’i përdorur. Këta cookies tregohen dhe shpjegohen në tabelën 2.
Emri i cookie | Qëllimi i përdorimit | Provajderi | Lloji | Ruajtja |
| _ga | Statistikat | intercert.al | HTTP | 2 vjet |
| _gat | Statistikat | intercert.al | HTTP | 1 ditë |
| _gid | Statistikat | intercert.al | HTTP | 1 ditë |
| collect | Statistikat | google-analytics.com | Pixel | Seanca |
Përveç cookies, që ne i përdorim në ueb faqen tonë, përdoren gjithashtu cookies të palëve të treta, edhe në këtë rast vetëm me pëlqimin tuaj për përdorimin e tyre. Këta cookies tregohen dhe shpjegohen në tabelën 3.
| Emri i cookie | Qëllimi i përdorimit | Provajderi | Lloji | Ruajtja |
| __widgetsettings | Marketing | twitter.com | HTML | I përhershëm |
Si i përdorim të dhënat tuaja personale, kur ju dërgoni një kërkesë përmes ueb faqes sonë
Për të dërguar një kërkesë përmes ueb faqes sonë, ne kërkojmë që të na siguroni:
Ne i përdorim këto informacione për t’iu përgjigjur kërkesës suaj, duke përfshirë furnizimin e të gjitha informacioneve të kërkuara lidhur me shërbimet tona. Gjithashtu, pasi të na dërgoni kërkesën tuaj, do t’ju dërgojmë nganjëherë një ose disa email-e, për të konfirmuar marrjen e kërkesës suaj dhe/ose për të kontrolluar nëse i jemi përgjigjur kërkesës suaj në mënyrë të kënaqshme (këtë e bëjmë në bazë të interesit tonë të ligjshëm për të ofruar informacion të saktë para se të furnizojmë shërbimin).
Kërkesa juaj ruhet dhe përpunohet në serverat tanë të postës elektronike, të cilët janë të vendosur në Finlandë brenda EEA.
Ne nuk përdorim informacionin që na jepni për të marrë vendime të automatizuara që mund të ndikojnë tek ju.
Ne i ruajmë të dhënat lidhur me kërkesat tuaja për 2 vjet në formën e një email-i. Pas kësaj, ne i arkivojmë në mënyrë të sigurt dhe i ruajmë në server për 7 vjet. Pas këtij afati, ato shkatërrohen (fshihen) në mënyrë të sigurt.
Të drejtat tuaja si personi, të cilit i referohen të dhënat (subjekti i të dhënave)
Në pajtim me kërkesat e GDPR-së, Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Republikës së Serbisë dhe politikave të organizatës sonë, ju ushtroni një numër të madh të drejtash lidhur me të dhënat tuaja personale, ndër të tjera, të kërkoni që t’ju sigurojmë informacione për të dhënat personale që ne i mbajmë lidhur me ju dhe të kërkoni që t’i korrigjojmë/azhurnojmë (nëse janë të pasakta).
Në qoftë se kemi kërkuar pëlqimin tuaj për të përpunuar të dhënat personale rreth jush, ju mund të tërhiqni pëlqimin tuaj nëse dëshironi dhe kur dëshironi.
Në ato raste kur ne përpunojmë të dhënat tuaja personale në bazë të pëlqimit tuaj ose të një detyrimi kontraktor, ju mund të kërkoni nga ne që t’ju dërgojmë një kopje të informacionit relevant në një format mekanikisht të lexueshëm (i cili mundëson transferimin e tyre te një përpunues tjetër i mundshëm, duke marrë parasysh që në qoftë se jemi në gjendje ta bëjmë këtë dhe se ju keni paraqitur një kërkesë të tillë ne do të dërgojmë kopjen e informacionit relevant drejtpërdrejt te përpunuesi i specifikuar).
Nëse ju konsideroni se ne nuk përdorim të dhënat tuaja personale në një mënyrë të ligjshme, duke përfshirë çështjen e pajtueshmërisë me kërkesat e GDPR-së dhe Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale të Republikës së Serbisë, ju keni të drejtë të kërkoni kufizimin e përpunimit të tyre (për një periudhë të caktuar kohe) dhe/ose fshirjen e të dhënave personale lidhur me ju.
Gjithashtu, ju mund të na kontaktoni dhe të kërkoni që informacionet tuaja personale t’u mos nënshtrohen vendimeve të bazuara ekskluzivisht në përpunimin automatik të të dhënave (duke përfshirë profilizimin), të cilat prodhojnë efekte ligjore që ju referohen juve ose mund të ndikojnë tek ju në mënyrë të konsiderueshme.
Për të gjitha kërkesat e mësipërme, ne jemi në dispozicionin tuaj përmes të dhënave të mësipërme të kontaktit.
E drejta juaj e ankesës
Nëse keni një ankesë në lidhje me përdorimin e informacionit tuaj personal, ne do të jemi mirënjohës nëse do të na kontaktoni direkt dhe do të na jepni mundësinë për të korrigjuar çdo parregullsi të mundshme.
Azhurnimi i kësaj politike të privatësisë
Ne e rishikojmë rregullisht këtë politikë dhe, kurdo dhe kudo qoftë që e konsiderojmë të nevojshme, e azhurnojmë dhe përmirësojmë.
Nëse, për shkak të ndryshimeve në proceset tona të biznesit, ndryshimeve në zgjidhjet që i zbatojmë lidhur me ueb faqen, ndryshimeve në kornizën përkatëse ligjore dhe/ose për ndonjë arsye tjetër, ka nevojë për të mbledhur dhe përpunuar të dhënat tuaja personale në një mënyrë që ne nuk e kemi identifikuar më parë, ne nuk do të bëjmë një gjë të tillë para se t’ju kontaktojmë dhe t’ju ofrojmë informacionin relevant dhe, në qoftë se është e zbatueshme, para se të kërkojmë pëlqimin tuaj.
