ISO 37001:2016 – Sistemet e menaxhimit të luftës kundër ryshfetit
ISO 37001:2016 është një standard ndërkombëtar që zbatohet për krijimin dhe zbatimin e sistemit të menaxhimit për luftën kundër ryshfetit, që është objekti i certifikimit, por për shkak të natyrës gjithëpërfshirëse të këtij standardi dhe qasjes sistemore të kërkuar, ai mund të përdoret si bazë për arritjen e qëllimeve më të gjera lidhur me luftën kundër korrupsionit brenda organizatës.
Ky standard përcakton kërkesat dhe ofron udhëzimet e nevojshme për të organizuar një sistem efektiv menaxhimi, të krijuar me qëllim për të ndihmuar organizatën në parandalimin, zbulimin dhe reagimin ndaj ryshfetit (në pajtim me ligjet dhe rregulloret e zbatueshme lokale dhe ndërkombëtare si edhe me politikat dhe vendimet vullnetare të organizatës).
Marrja e një certifikate të konformitetit me kërkesat e zbatueshme të standardit ISO 37001: 2016 ofron një numër përparësish, ndër të cilat do të përmendim:
Rritja e besimit të klientëve, komunitetit, punonjësve dhe autoriteteve ndërkombëtare.
Mundësia e qasjes në tenderë dhe konkurse, në të cilat kërkohet një sistem i certifikuar i menaxhimit të luftës kundër ryshfetit.
Komunikimi i qartë i organizatës me publikun lidhur me faktin se ajo është e përkushtuar për luftën kundër ryshfetit dhe bën përpjekje për të minimizuar efektet e ryshfetit, në qoftë se ndodh (pavarësisht se ryshfeti i ofrohet organizatës ose dikush e ka ofruar në emër të saj).
Certifikata ndërkombëtarisht e njohur përmirëson markën, reputacionin dhe imazhin e organizatës.
Angazhimi i qartë për luftën kundër ryshfetit ofron një avantazh ndaj konkurruesve që nuk kujdesen për këto çështje, duke marrë parasysh se kjo është një gjë që përdoruesit e shërbimeve dhe produkteve të organizatës, si edhe partnerët e saj, mund ta identifikojnë lehtësisht.
Ulja e kostove përmes përdorimit më efikas të burimeve dhe zvogëlimi i rreziqeve lidhur me kontratat, reputacionin etj. që burojnë nga ryshfeti.
Krijimi i zgjidhjeve për të parandaluar incidentet e mundshme që mund të çojnë në sanksionimin e organizatës dhe reagimi i efektshëm dhe në kohë të duhur në rast se ato ndodhin.
Ndërtimi i besimit lidhur me zbatimin dhe respektimin e ligjeve dhe rregulloreve në fuqi në fushën e ryshfetit.
Fuqia e shtuar e eksportit në tregjet që kërkojnë një certifikatë ndërkombëtarisht të njohur.
Kjo ueb faqe përdor cookies për të përmirësuar përvojën e përdoruesit dhe të analizuar trafikun. Nëse vazhdoni të përdorni ueb faqen dhe jeni dakord me përdorimin e cookies, ju lutemi të klikoni në opsionin Pajtohem.PajtohemPolitika e privatësisë