ISO 22000:2018 – Sistemet e menaxhimit të sigurisë ushqimore
ISO 22000:2018 është një standard ndërkombëtar që zbatohet për të gjitha organizatat e përfshira në çdo aspekt të vargut ushqimor, të cilat dëshirojnë të arrijnë vazhdimisht qëllimet e veta të sigurisë ushqimore përmes zbatimit të një sistemi të kontrolluar menaxhimi, si edhe qëllimet që burojnë nga nevojat e brendshme të organizatës dhe qëllimet e sigurisë ushqimore që kërkohen nga furnizuesit, përdoruesit ose ligjet e zbatueshme lokale dhe ndërkombëtare.
Standardi përcakton kërkesat për një sistem të menaxhimit të sigurisë ushqimore, në të cilin organizata që merr pjesë në vargun ushqimor duhet të demonstrojë aftësinë e vet për të kontrolluar rreziqet e sigurisë ushqimore me qëllim për të siguruar që ushqimi të jetë i sigurt në kohën e konsumimit.
ISO 22000:2018 integron parimet HACCP (Analiza e rrezikut dhe pikës kritike të kontrollit) dhe rekomandimet e Codex Alimentarius, gjë që është thelbësore për efektivitetin e sistemit të menaxhimit të sigurisë ushqimore, duke marrë parasysh që zbatimi efektiv i HACCP dhe identifikimi dhe vlerësimi i rreziqeve të pritshme në vargun ushqimor do të çojnë në krijimin e bazës për zbatimin e masave afatgjata të sigurisë së qëndrueshme.
Marrja e një certifikate të konformitetit me kërkesat e zbatueshme të standardit ISO 22001:2018 ofron një numër përparësish, ndër të cilat do të përmendim:
Rritja e besimit të klientëve, komunitetit, punonjësve dhe partnerëve lokalë dhe ndërkombëtarë.
Mundësia e qasjes në tenderë dhe konkurse, në të cilat kërkohet një sistem i certifikuar i menaxhimit të sigurisë ushqimore.
Komunikimi i qartë i organizatës me publikun lidhur me faktin se ajo është e përkushtuar për sigurinë ushqimore dhe ndërmerr të gjitha përpjekjet e nevojshme për të minimizuar jokonformitetet në elementet dalëse të proceseve të saj, si edhe efektet e tyre.
Certifikata ndërkombëtarisht e njohur përmirëson markën, reputacionin dhe imazhin e organizatës.
Angazhimi i qartë për një qasje sistemor në sigurinë ushqimore ofron një avantazh ndaj konkurruesve që nuk kujdesen për këto çështje, duke marrë parasysh se kjo është një gjë që përdoruesit e shërbimeve dhe produkteve të organizatës, si edhe partnerët e saj, mund ta identifikojnë lehtësisht.
Optimizimi i procesit dhe ulja e kostos përmes përdorimit më efikas të burimeve dhe zvogëlimit të rreziqeve të padëshiruara.
Krijimi i zgjidhjeve për të parandaluar incidentet e mundshme që mund të çojnë në sanksionimin e organizatës dhe reagimi i efektshëm dhe në kohë të duhur në rast se ato ndodhin.
Ndërtimi i besimit lidhur me zbatimin dhe respektimin e ligjeve dhe rregulloreve në fuqi në fushën e sigurisë ushqimore.
Fuqia e shtuar e eksportit në tregjet që kërkojnë një certifikatë ndërkombëtarisht të njohur.
Kjo ueb faqe përdor cookies për të përmirësuar përvojën e përdoruesit dhe të analizuar trafikun. Nëse vazhdoni të përdorni ueb faqen dhe jeni dakord me përdorimin e cookies, ju lutemi të klikoni në opsionin Pajtohem.PajtohemPolitika e privatësisë