ISO 9001:2015 është një standard ndërkombëtar për ato organizata që janë fokusuar për një kohë të gjatë te klientët e vet dhe dëshirojnë të përmirësojnë proceset e tyre të biznesit, si edhe performancën e përgjithshme të organizatës, përmes një qasjeje sistematike në menaxhimin e cilësisë.
Në botën e sotme jashtëzakonisht konkurruese, cilësia e besueshme dhe angazhimi për kënaqësinë e klientit janë dy nga kriteret më kritike për zgjedhjen e produkteve dhe shërbimeve të një organizate. Nga ky këndvështrim, certifikimi ISO 9001 është një nga mënyrat më të mira për të demonstruar klientëve, furnizuesve, partnerëve dhe publikut të gjerë përpjekjet e organizatës për të harmonizuar veprimtarinë e vet me nevojat e klientëve të dhe palëve të tjera të interesit dhe për të siguruar vazhdimisht produkte dhe shërbime që përputhen me specifikimet e zbatueshme.
Standardi ISO 9001:2015 fokusohet në një qasje që bazohet në rrezikun e proceseve organizative dhe ndihmon në përcaktimin e faktorëve në sistemin e menaxhimit të cilësisë me qëllim për të vendosur masa parandaluese dhe të adresuar rreziqet dhe mundësitë.
Marrja e një certifikate të konformitetit me kërkesat e zbatueshme të standardit ISO 9001:2015 ofron një numër përparësish, ndër të cilat do të përmendim:
Certifikimi i sistemit të menaxhimit të cilësisë sipas standardit ISO 9001:2015, rrit kënaqësinë e klientit dhe krijon besim midis partnerëve të biznesit, palëve të interesit dhe punonjësve të organizatës, duke konfirmuar njëkohësisht aftësinë për të siguruar furnizimin e qëndrueshme të produkteve ose shërbimeve.
Certifikata ndërkombëtarisht e njohur përmirëson markën, reputacionin dhe imazhin e organizatës.
Mundësia e qasjes në tenderë dhe konkurse, në të cilat kërkohet një sistem i certifikuar i menaxhimit të cilësisë.
ISO 9001:2015 siguron një kuptim më të mirë të proceseve organizative dhe kërkon angazhimin efektiv të menaxhmentit të lartë, si edhe një përcaktim të qartë të përgjegjësive dhe autoriteteve, duke krijuar në këtë mënyrë një kornizë për të përmirësuar vazhdimisht produktet, shërbimet, komunikimet e brendshme dhe të jashtme, efikasitetin e përdorimit të burimeve dhe kënaqësinë e klientëve. Ky standard parandalon ose zvogëlon kostot që përndryshe mund të paraqiten për shkak të krijimit të elementeve që çojnë në një prodhim me cilësi të ulët.
Angazhimi dhe fokusimi i qartë në cilësi ofrojnë një avantazh ndaj konkurruesve që nuk kujdesen për këto çështje, duke marrë parasysh se kjo është një gjë që përdoruesit e shërbimeve dhe produkteve të organizatës, si edhe partnerët e saj, mund ta identifikojnë lehtësisht.
Krijimi i zgjidhjeve për të parandaluar ankesat e mundshme dhe reagimi i efektshëm dhe në kohë të duhur në rast se ato ndodhin.
Ndërtimi i besimit lidhur me zbatimin dhe respektimin e ligjeve dhe rregulloreve në fuqi në punën tuaj.
Fuqia e shtuar e eksportit në tregjet që kërkojnë një certifikatë ndërkombëtarisht të njohur.
Kjo ueb faqe përdor cookies për të përmirësuar përvojën e përdoruesit dhe të analizuar trafikun. Nëse vazhdoni të përdorni ueb faqen dhe jeni dakord me përdorimin e cookies, ju lutemi të klikoni në opsionin Pajtohem.PajtohemPolitika e privatësisë